FTESË PËR KONKURRIM PËR BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM EKSPERT/TRAJNUES PËR SEMINARIN “FJALA SHQIPE NË GJUHË TË HUAJ”, NË KUADËR TË PROJEKTIT “REZIDENCA E PËRKTHYESVE”
Në mbështetje të Vendimit nr. 469, datë 26.07.2018, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar; Vendimit nr. 4, datë 11.09.2026, të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën “Për miratimin e projektit Seminari ‘Fjala shqipe në gjuhë të huaj’, në kuadër të projektit ‘Rezidenca e Përkthyesve’”, protokolluar me tonën me nr.159, datë 11.09.2026; nenit 2, pika 2 të “Rregullores së brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm” me nr. 65 Prot., datë 06.02.2020, si dhe bazuar në kërkesën me nr.179 Prot., datë 22.09.2026, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm eksperti / trajnuesi, në kuadër të zbatimit të Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”.
Kërkesa të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e mësuesisë dhe gjuhës shqipe;
- Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë profesionale në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe kërkimit shkencor;
- Të ketë përvojë të dëshmuar në zhvillimin e proceseve mësimore ose trajnimeve;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të mos jetë në ndjekje penale;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike dhe mjetet digjitale të mësimdhënies;
- Të ketë njohuri të thelluara mbi gjuhën shqipe;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup;
- Pjesëmarrja në projekte kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe botimet ose publikimet shkencore në fushën përkatëse përbëjnë avantazh.
Kërkesa të veçanta:
- Të zhvillojë procesin e trajnimit në përputhje me programin dhe objektivat e Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”;
- Të hartojë dhe të zbatojë metoda bashkëkohore të trajnimit, të përshtatura sipas grupmoshave të pjesëmarrësve;
- Të përgatisë materiale didaktike dhe edukative për zhvillimin e trajnimit;
- Të përgatisë dhe të përdorë materiale, prezantime, ushtrime praktike dhe mjete të tjera didaktike në funksion të objektivave të trajnimit;
- Të bashkëpunojë me koordinatorët, ekspertët dhe stafin organizativ për mbarëvajtjen e programit;
- Të kontribuojë në përmbushjen e objektivave të programit për promovimin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në kontekste shumëgjuhëshe dhe ndërkulturore;
- Të respektojë afatet, programin ditor dhe rregullat organizative të Seminarit “Fjala shqipe në gjuhë të huaj”, në kuadër të projektit “Rezidenca e Përkthyesve”.
Dokumentet e nevojshme për kandidatin/kandidaten, që të pranohet në konkurrim, duhet të jenë si më poshtë:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 05.10.2026.
Dokumentet duhen dërguar në adresën e emailit të QBD-së: info@qbd.gov.al.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do t’i njoftojë kandidatët pjesëmarrës në konkurrim individualisht nëpërmjet adresës së emailit.

