NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTOR TË JASHTËM
REDAKTOR SHKENCOR (ANTROPOLOG)

Qendra e Botimeve për Diasporën kërkon një bashkëpunëtor të jashtëm, redaktor shkencor (antropolog), për projektin “Jam shqiptar”.

Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

Kërkesa të përgjithshme:

• Të jetë shtetas shqiptar;
• Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë;
• Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se pesë vjet;
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
• Të mos ketë qenë i/e dënuar apo të mos jetë në ndjekje penale.

Kërkesa të veçanta:

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në ciklin / profilin përkatës;
• Të ketë gradë shkencore;
• Të ketë përvojë në redaktimin shkencor të botimeve;
• Të ketë botime në fushën e antropologjisë.

Kandidatët për redaktor shkencor (antropolog), që të pranohen në konkurrim, duhet të dorëzojnë këto dokumente: jetëshkrimin (CV-në), fotokopjen e kartës së identitetit, fotokopjen e diplomës së arsimit të lartë, fotokopjen e gradës shkencore, si dhe çdo dokument tjetër që vërteton përvojën në redaktimin shkencor.

Dokumentet duhen dorëzuar pranë zyrës së protokollit të QBD-së ose në adresën e emailit info@qbd.gov.al .

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pjesëmarrje në konkurrim është data 11.12.2023, ora 15:00.