Një moment i rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Greqi u shënua më 2 mars në Athinë, gjatë aktiviteteve të Panairit të Punës. Në këtë ngjarje historike, 50 mësues të gjuhës shqipe nënshkruan kontratat e shërbimit me shtetin shqiptar, duke u bërë për herë të parë përfitues të mbështetjes financiare institucionale nga Shqipëria.

Programi “Mësues për Greqinë”, i prezantuar për herë të parë më 3 nëntor 2024 nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë një takimi me diasporën në Selanik, ka si synim forcimin e arsimit shqip në emigracion. Ky program inovativ garanton financim të rregullt për mësuesit shqiptarë në Greqi, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare ndër brezat e rinj në diasporë.