Qendra e Botimeve për Diasporën, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, miratuar me vendim të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën, nr. 160 Prot., datë 16.04.2020,
“Për miratimin e krijimit të Platformës online për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë”, boton online materialet didaktike “Mësojmë shqip”.
Përralla dhe legjenda për diasporën – Lexime plotësuese dygjuhëshe, i hartuar në harmoni me programin e kurrikulës së përbashkët të miratuar nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, merr parasysh specifikat e nxënësve prej të cilëve do të përdoret dhe vjen në kuadër të “Mëso shqip”, një paketë e dobishme dhe cilësore didaktike, e cila përmban 7 tekste didaktike ku përfshihen librat e mësuesit dhe materiale të tjera plotësuese.