Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion publik buxhetor i krijuar me VKM-në nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar, që financohet nga buxheti i shtetit. Prej vitit 2022 organizohet e funksionon në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Kompetencat e Qendrës së Botimeve për Diasporën parashikohen në nenin 23, të ligjit nr.  nr.16, datë 16.04.2018, “Për diasporën”.

Pranë QBD-së funksionon Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, si organ vendimmarrës për çështjet e botimeve për diasporën, si dhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, si organ këshillimor për çështjet e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.