Ky konkurs u dedikohet përkthyesve të rinj nga diaspora deri në moshën 35 vjeç.
Qëllimi është vlerësimi i aftësive të tyre në përkthimin letrar dhe inkurajimi për të kontribuar në përhapjen e kulturës dhe letërsisë shqipe në gjuhët e huaja.
Kush mund të aplikojë?
Të rinj nga diaspora që zotërojnë gjuhën shqipe dhe një nga gjuhët: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht ose suedisht.
Kriteret e aplikantit:
- Vendbanimi aktual në diasporë.
- Njohje e mirë e gjuhës shqipe dhe aftësi për të kuptuar nuancat letrare.
- Zotërim i shkëlqyer i gjuhës së huaj të përzgjedhur si gjuhë pune.
- Përkthim i rrjedhshëm, me korrektësi gjuhësore dhe ruajtje të stilit origjinal.
- Motivim personal për të kontribuar në përhapjen e kulturës dhe letërsisë shqiptare.
Çfarë kërkohet për aplikim?
- Përkthimi i 10 faqeve nga një prej udhërrëfyesve “Gjirokastra”, “Berati”, “Shkodra”, “Prishtina”, “Gjakova” ose “Prizreni”.
Udhërrëfyesit janë të aksesueshëm online këtu: https://qbd.gov.al/category/botime/libra-per-femije/ (zgjedhja e udhërrëfuesit ku do të përzgjidhen 10 faqet për përkthim është e lirë).
- Dorëzimi i materialit të përkthyer së bashku me:
- Dokument identifikimi.
- CV të shkurtër, duke përfshirë formimin gjuhësor dhe kulturor.
- Letër motivimi (maksimumi 1 faqe A4).
- Diplomën e ciklit të fundit të studimeve.
Gjashtë fituesit e konkursit do të prezantohen në Samitin e 4-të të Diasporës, që do të mbahet në muajin nëntor në Tiranë.
Apkikimin tuaj mund ta dërgoni në adresën e e mailit: info@qbd.gov.al
Afati i fundit për aplikim: 10 nëntor 2025