Në Brezovicë u zhvillua edicioni i 19-të i Seminarit Mbarëkombëtar të Gjuhës Shqipe në Diasporë.

Një aktivitet me rëndësi të veçantë në funksion të ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe ndër brezat që jetojnë jashtë atdheut.
Seminari mblodhi mësues, ekspertë dhe përfaqësues të diasporës, duke ofruar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim përvojash
dhe forcim të bashkëpunimit në shërbim të identitetit kombëtar.
Seminari u organizua nga Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës,
në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse të të dy vendeve për mbështetjen e arsimit në diasporë.