Në Prishtinë nisi punimet Seminari i XVII-të për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, me temën: “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës.

Për të 17-in vit me radhë, mësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare nga e gjithë diaspora u mblodhën për të ndarë përvoja, për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e mësimdhënies në mërgatë, si dhe për të kontribuar në përmirësimin dhe organizimin e mëtejshëm të procesit mësimor, me synim rritjen e cilësisë dhe ndikimit të tij ndër brezat e rinj jashtë atdheut.