Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Qendra e Botimeve për Diasporën organizoi më 30 shtator 2025, në Tiranë, takimin me temë:
“Shqipja në përkthim – Brezat e rinj në diasporë: ura e shqipes në gjuhët e botës”.

Ky aktivitet u fokusua tek potenciali i brezit të ri të diasporës për t’u bërë përkthyesit e së ardhmes, ata që do të kontribuojnë në përhapjen e gjuhës shqipe dhe në njohjen e kulturës shqiptare.