Në përputhje me pikën 6, 8 dhe 8/1 të VKM-së nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, të ndryshuar, Qendra e Botimeve për Diasporën drejtohet dhe përfaqësohet nga drejtori. Pranë QBD-së funksionojnë: Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, si organ vendimmarrës për çështjet e botimeve dhe aktiviteteve për diasporën, dhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës, si organ këshillimor për çështjet e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.