Sot më datë 21.03.2023 u zhvillua seanca dëgjimore pranë Nënkomisionit “Për Diasporën dhe Migracionin” për raportin e punës për vitin 2022 të Qendrës së Botimeve për Diasporën. Në këtë seancë dëgjimore të drejtuar nga z. Lavdrim Krashi ishin të ftuar drejtoresha e Qendrës së Botimeve të Diasporës, znj. Mimoza Hysa Culiqi, Përgjegjësja e Sektorit të Botimeve, znj. Fabjola Caushaj dhe Përgjegjësja e Sektorit të Komunikimit dhe Projekteve, znj. Eva Ismajlukaj.

Znj. Hysa paraqiti veprimtarinë vjetore të QBD-së të realizuar në përmbushje të misionit të saj dhe të objektivave konkrete të hartuara në zbatim të dokumenteve kryesore strategjike që kanë në fokus mësimdhënien në diasporë ku përfshihen: “Strategjia Kombëtare e Diasporës, 2021-2025, konkretisht Shtylla 4, (Arsimi dhe Mësimdhënia), “Strategjia Kombëtare për arsimin, 2021-2026”, si dhe në Marrëveshjen ndërshtetërore për mësimin plotësues në Diasporë, të vitit 2015, lidhur mes ministrive përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe Ministrisë përgjegjëse për diasporën në Kosovë.

Në fjalën e saj znj. Hysa theksoi se Qendra e Botimeve për Diasporën në vizionin e saj ka synuar dhe synon nxitjen dhe bashkërendimin e politikave ndërinstitucionale dhe ndërshtetërore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin i të gjithë faktorëve kombëtarë në diasporë për arritjen e një platforme të përbashkët, të unifikuar dhe fuksionale për mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Për më shumë klikoni linkun me poshte:
https://fb.watch/jpgXn9hdIZ/?mibextid=SDPelY