Paneli VII – Samiti IV i Diasporës
Diaspora dhe Kërkimi Shkencor
Në Panelin “Diaspora dhe Kërkimi Shkencor”, me pjesëmarrjen e profesorëve nga universitetet tona dhe akademikëve shqiptarë në universitete ndërkombëtare, u diskutua roli i diasporës akademike në avancimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin e arsimit të lartë në vend.
Vazhdimi i urave të bashkëpunimit mes studiuesve shqiptarë në diasporë dhe institucioneve tona të arsimit të lartë është prioritet për të shkëmbyer ekspertiza, për të nxitur projekte të përbashkëta kërkimore dhe për rritjen e kapaciteteve akademike dhe angazhimi i diasporës akademike është një aset i çmuar për modernizimin e kërkimit dhe rritjen e cilësisë së arsimit në vend.











