Në mbështetje të vendimit nr. 469, datë 26.07.2018, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, i ndryshuar, si dhe marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur ndërmjet AKD-së me nr. 66/1 Prot., datë 18.04.2024 dhe QBD-së me nr.71 Prot., datë 18.04.2024,“Për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhës shqipe në diasporë”, Aneks marrëveshjes lidhur ndërmjet AKD-së dhe QBD-së me nr.102 Prot., datë 21.05.2025 (AKD) dhe nr.65 Prot., datë 21.05.2025 (QBD) pika 5, kreu II, shkronja “d” sipas së cilës Qendra e Botimeve për Diasporën është përgjegjëse për përzgjedhjen e mësuesëve dhe bashkëpunëtorëve nga Shqipëria që do të zhvillojnë orët mësimore në Programin “Jam shqiptar”, si dhe bazuar në kërkesen nr. 117, Prot., datë 26.06.2026, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) shpall ftesën për konkurrim për përzgjedhjen e një bashkëpunëtori të jashtëm experti / mësuesi, në kuadër të zbatimit të programit të Shkollës Verore “Jam shqiptar” si një program edukativ dhe kulturor që synon forcimin e identitetit kombëtar, promovimin e gjuhës shqipe, historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare te fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Janë të ftuar të aplikojnë të gjithë personat që plotësojnë kërkesat e mëposhtme.
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e mësuesisë, gjuhës shqipe, historisë, kulturës, trashëgimisë kulturore ose në fusha të tjera të përafërta;
- Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite përvojë profesionale në fushën e arsimit, mësimdhënies, kërkimit shkencor ose aktiviteteve edukative dhe kulturore;
- Të ketë përvojë të dëshmuar në zhvillimin e proceseve mësimore ose trajnimeve;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të mos jetë në ndjekje penale;
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike dhe mjetet digjitale të mësimdhënies;
- Të ketë njohuri të thelluara mbi gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup;
- Të ketë aftësi për të punuar me fëmijë dhe të rinj në mjedise shumëkulturore;
- Përvoja në mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë, pjesëmarrja në projekte kombëtare ose ndërkombëtare në fushën e arsimit dhe botimet ose publikimet shkencore në fushën përkatëse përbëjnë avantazh.
- Të zhvillojë procesin mësimor në përputhje me programin dhe objektivat e Shkollës Verore “Jam shqiptar”;
- Të hartojë dhe të zbatojë metoda bashkëkohore të mësimdhënies, të përshtatura sipas grupmoshave të pjesëmarrësve;
- Të përgatisë materiale didaktike dhe edukative për zhvillimin e aktiviteteve mësimore;
- Të zhvillojë aktivitete që promovojnë gjuhën shqipe, historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare;
- Të bashkëpunojë me koordinatorët, ekspertët dhe stafin organizativ për mbarëvajtjen e programit;
- Të respektojë afatet, programin ditor dhe rregullat organizative të Shkollës Verore;
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje e kartës së identitetit;
- Fotokopje e diplomës së arsimit të lartë;

