TEKSTE SHKOLLORE

Tekste Shkollore

Fletore Tematike

19 fletore tematike të botuara falë projektit për mësimin plotësues të gjuhës së prejardhjes (MGJP) i realizuar nga Shkolla e Lartë Pedagogjike e Zyrihut (PH Zürich, IPE), të cilat shpërndahen falas nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës.

(Klikoni mbi ikonë për të shfletuar ose shkarkuar librin e dëshiruar.)

Niveli i parë

Niveli i dytë

Niveli i tretë

Libra mësuesi

(Mësuesit në Diasporë të pajisur me tekste shkollore nga Qendra e Botimeve për Diasporën mund të përdorin gjithashtu edhe tekstet digjitale, duke iu referuar kodit në kopertinë: Shko te platforma digjitale.  Shih udhëzuesin e përdorimit.)

Abetare e përbashkët Shqipëri – Kosovë

Abetarja e klasës së parë është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë e Kosovës.

TË MËSOJMË GJUHËN AMTARE DHE KULTURËN SHQIPTARE​

Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1

(për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, klasa 1-3)”.
Autori: Ikbale Isaku, Anila Hasani, Fatmir Xhemalaj, Artur Hasani.
Faqe: 168

“Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 1”, është tekst i hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike. Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, në vitin 2011 dhe është përgatitur për fëmijët e klasës së I – III. Me anë të tij, fëmijët shqiptarë do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip; do të mësojnë për territoret, historinë e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 2

(për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, klasa 4-6)
Autori: Ikbale Isaku & Anila Hasani & Fatmir Xhemalaj & Artur Hasani
Faqe: 168

“Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 2”, është tekst i hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike. Teksti është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, në vitin 2011 dhe është përgatitur për fëmijët e klasës së IV – VI. Me anë të tij, fëmijët shqiptarë do të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë shqip; do të mësojnë për territoret, historinë e trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3

(për nxënësit shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë, klasa 7-9)
Autori: Ikbale Isaku & Anila Hasani & Fatmir Xhemalaj & Artur Hasani
Faqe: 200

“Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare 3”, është tekst i hartuar në bazë të programit të miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë që jetojnë jashtë kësaj Republike. Ai është fitues i konkursit të shpallur nga kjo ministri, dhe i përshtatet fëmijëve të klasës së VII – IX. Me këtë libër fëmijët shqiptarë të këtyre klasave mësojnë në një mënyrë më të zgjeruar e të thelluar, të shkruajnë dhe lexojnë shqip; mësojnë për territoret e historinë e të parëve të tyre si dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.