LIBRA PëR fËMIJë

“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet.” Cicero

Fjalor dygjuhësh për fëmijë

Fjalori dygjuhësh për fëmijë është konceptuar për grupmoshën deri në 6 vjeç. Ai është i shoqëruar me ilustrime të përzgjedhura me kujdes për t’i qartësuar e për t’i konkretizuar më shumë fjalët, si dhe për t’i bërë ato më të kuptueshme.

Përzgjedhja është orientuar drejt fjalëve që hyjnë në përditshmërinë e fëmijëve nëpërmjet leximeve të ndryshme, programeve  televizive, të folurit në familje etj.

Fjalori është përgatitur në 9 gjuhë: shqip – anglisht, shqip – italisht, shqip – greqisht, shqip – gjermanisht, shqip – frëngjisht, shqip-ukrainisht, shqip – spanjisht, shqip – turqisht, shqip – kroatisht.

Seria “Klasikët dygjuhësh”

Seria “Klasikët dygjuhësh” iu ofron fëmijëve një metodë të thjeshtë dhe argëtuese të mësimit të gjuhës shqipe përmes përqasjes me një gjuhë të dytë.

Seria  “Klasikët  dygjuhësh”  përfshin titujt më të mirë të klasikëve të një jete, të ilustruar në mënyrë interesante dhe përmban 7 libra me lidhje speciale, me nga dy përralla për çdo libër (gjithsej 14 rrëfime të letërsisë për fëmijë).

Projekti  i  botimit  të  serisë  “Klasikët  dygjuhësh” në 5  gjuhë  (shqip  –  italisht,  shqip  –  anglisht,  shqip  – greqisht,  shqip – gjermanisht, shqip – frëngjisht) është miratuar me Vendimin  nr.  7,  datë  07.11.2019, të Këshillit  Koordinues  të  Botimeve për  Diasporën.

(Klikoni mbi ikonë për të shkarkuar librin e dëshiruar.)

Tregime të moçme shqiptare

Në projektin e saj të botimeve dygjuhëshe, QBD-ja sjell botimin e dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga

vëllimi “Tregime të moçme shqiptare”, me autor Mitrush Kutelin, të përkthyera në pesë gjuhë: anglisht, italisht, greqisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Këto tregime dhe përralla do të shërbejnë për zgjerimin e njohurive, marrjen e informacionit dhe kultivimin e dijeve të nxënësve në Diasporë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën amtare. Ky botim shërben edhe si tekst ndihmës për shkollat në Diasporë, me qëllim thellimin e njohurive të tyre mbi gjuhën shqipe. Vepra e njeh brezin e ri të Diasporës me një autor të rëndësishëm të letërsisë shqipe, si dhe me një gjuhë të pasur, duke kultivuar ndjenjën e krenarisë për identitetin kombëtar shqiptar në Diasporë, duke i njohur ata me pasurinë e tregimeve të moçme shqiptare, si dhe me madhështinë e trashëgimisë sonë popullore. Botimi përfshin ilustrimet e Gazmend Lekës. Në këtë projekt janë angazhuar përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe: Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane, Ron Berisha në gjuhën angleze dhe Eleana Zhako në gjuhën greke.

(Klikoni mbi ikonë për të shkarkuar librin e dëshiruar.)

Përralla popullore shqiptare

Përralla popullore shqiptare për fëmijë është konceptuar për fëmijë të moshës deri në 6 vjeç.

(Klikoni mbi ikonë për të shkarkuar librin e dëshiruar.)