Milto Sotir Gurra (1884-1972) ishte atdhetari, shkrimtari e publicisti që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi”, “Mituria” dhe shkroi veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë” etj. Vitet më krijuese të jetës së tij i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë. Ai bashkëpunoi aktivisht me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim kryesisht me pseudonimet Nomadhi e Gjon Zeza. Një përmbledhje me njëzet e dy tregime të shkruara në kohën e mërgimit u botua me titullin “Plagët e kurbetit”, Tiranë 1938. Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse, duke sjellë në gjuhën shqipe emra të mëdhenj të letërsisë botërore, si: Leon Tolstoi, Anton Çehov, Maksim Gorki etj. Vdiq në Tiranë në vitin 1972.
Milto Sotir Gurra
Comments are closed.