Loni Papa (1932-2018) ishte dramaturg dhe autor i letërsisë për fëmijë me një krijimtari të pasur në prozë, poezi, publicistikë etj. Autor i më shumë se 35 veprave letrare të botuara dhe laureat i Çmimit të Republikës. Mban titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të tij të lindjes, Lushnje, për kontributin e përkushtimin e tij në letërsinë shqipe. Loni Papa lindi në një familje intelektuale. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe shkollën shtatëvjeçare e ndoqi në qytetin e Elbasanit. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën Pedagogjike “17 nëntori” në Tiranë. Studimet e larta i përfundoi në degën Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Fakultetin Histori – Filologji në Universitetin e Tiranës. U nda nga jeta në 22 qershor 2018, në Montreal, Kanada.
Ndër veprat e tij përmendim: “Cuca e maleve”, “Një copë rrugë”, “Gjeniu i marrëzisë”, “Baltë dhe bar”, “Puthje djalli”, “Fundi i një vjeshte”, “Duar dhe baltë”, “Historia e maçokut”, “Gishto Trimi”, “Përralla fluturuese”,“Motrat”, “Fyelli magjik” etj.
Loni Papa
Comments are closed.