Ali Podrimja (1942-2012), një ndër poetët më të dashur e përfaqësues të poezisë shqiptare, lindi në Gjakovë të Kosovës,
I lindur e i rritur në kohë lufte, ai pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jetoi deri në fund të jetës. Publikimin e parë e bëri në vitin 1957 në revistën letrare “Jeta e Re” kur ishte ende në gjimnaz, gjë që e intrigoi përkrahësin e talenteve të reja, Esad Mekulin, të merrej me të dhe ta ndihmonte në formimin e tij si poet.
Rrethanat e vështira politike gjatë viteve ´60 dhe ato familjare më pas, lanë gjurmë të pashlyeshme në poezitë e tij. Vdekja e të birit, Lumit, rezultoi në një ndër veprat më të bukura të tij “Lum Lumi”. Në vitet ’80 e ’90 botoi libra poetikë si “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz” etj., dhe librat në prozë “Burgu i hapur” (1998), “Harakiri” (1999).
Autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi, poet i vlerësuar nga kritika dhe lexuesi, Ali Podrimja u bë i njohur ndërkombëtarisht me poezinë e tij të veçantë e me vlera artistike. Universi i tij poetik njihet për një sistem figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe për një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar.
Ali Podrimja e çliroi poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, si: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. dhe vendosi parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut.
Poezia e tij ka bërë që poezia shqiptare në tërësi të respektohet në të gjithë trojet shqiptare, si dhe të përkthehet në shumë gjuhë të huaja. Vargu i Podrimjës karakterizohet nga thjeshtësia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.
Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes ngjyresave të veçanta e botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.
Ali Podrimja ishte Anëtar i Qendrës Europiane të Artit (EUARCE) të Greqisë.
Më 18 korrik 2012, Podrimja u zhduk pas një festivali të poezisë në Francë. Trupi tij i i pajetë u gjet pas kërkimeve të pareshtura të autoriteteve franceze, më 21 korrik 2012. Ai vdiq në rrethana të pasqaruara.
Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961, “Dhimbë e bukur” 1967, “Sampo” 1969, “Torzo” 1971, “Folja” 1973, “Credo” 1976, “Sampo 2” 1980, “Drejtpeshimi” 1981, “Lum Lumi” 1982, “Fundi i Gëzuar” 1988, “Zari” 1990, “Në bisht të sorrës” 1994, “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005 etj.