Detyrat e Qendrës së Botimeve për Diasporën janë:
1. Botimi dhe shpërndarja e teksteve mësimore të miratuara dhe literaturës plotësuese,
të cilat do t’i shërbejnë mësimdhënies dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në
komunitetet shqiptare të Diasporës.
2. Përgatitja dhe zbatimi i projekteve dhe programeve për mësimin e gjuhës shqipe në distancë
nëpërmjet internetit si dhe rrjeteve dhe kanaleve elektronike të komunikimit masiv.
3. Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar përmes mësimit të gjuhës, kulturës së
prejardhjes si dhe njohjen dhe promovimin e trashëgimisë kulture kombëtare.
4. Organizimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe projekteve në ndihmë të përhapjes së gjuhës dhe kulturës amtare në diasporë.