Haki Stërmilli (1895-1953) shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat, lindi në Dibër të Madhe në një familje atdhetare.
Në shtyp dhe botime mbajti qëndrime lidhur me të drejtat e shqiptarëve andej kufirit, republikanizmit dhe të drejtave të femrave. Botoi veprat “Dibranja e mjerueshme” (1923), “Dashuni e besnikri” (1923), “Agimi i lumnueshëm” (1924), “Burgu” (1935), “Sikur t’isha djalë” (1936), “Trashëgirntarët tanë” (1950) ndërsa pas vdekjes u botuan ditari “Shtigjet të lirisë” (1966) dhe “Kalorësi e Skënderbeut”.
Romani “Sikur të isha djalë” është ndoshta i vetmi roman “më i shitur” me ribotimet periodike nëpër vite. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Ai zgjoi kërshëri dhe luajti një rol të pazëvendësueshëm në masën e lexuesve në të gjitha trevat shqiptare. Në vitet ’30, në vitet ’50 dhe deri në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XXI, romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord të paarritshëm në historinë e letrave shqiptare. Romani “vë gishtin” në një lëmi të ndjeshme në jetën shoqërore shqiptare – tragjizmin e jetës së femrës.
Vdiq më 17 janar të vitit 1953.
Haki Stërmilli
Comments are closed.