Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miratoi listën e plotë të librave për literaturë plotësuese të gjuhës shqipe, që do t’u vijë në ndihmë fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në Diasporë.
Në mbledhjen e radhës, mori pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, anëtarët e Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën: z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; znj. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme; znj. Anila Ferizaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, si dhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën.