Parashqevi Qiriazi (1880-1970), veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.
Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua gjatë viteve 1904-1905, drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave, e para shkollë e tillë në Shqipëri. Më 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i dërguari i Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës.
Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku u caktua sekretare. Më 1909 shkroi Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar dhe u bë e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në Korçë. Në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio. Në tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.
Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, më 1914 Parashqevia iku në Bukuresht dhe pastaj më 1915 në Shtetet e Bashkuara. U vendos në Boston, ku ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane “Yll’ i mëngjesit” (1917-1920). Më 1919, ajo shkoi në Paris si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, ku përfaqësoi Partinë Kombëtare Shqiptare në Amerikë.
Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Më 2 qershor 1880 lindi Parashqevi Qiriazi, veprimtare e Lëvizjes Kombëtare, Mësuese e Popullit dhe një ndër figurat e rëndësishme për emancipimin e gruas shqiptare.
Më e vogla e fëmijëve, Parashqevia mësoi gjuhë të huaja që në fëmijëri dhe fliste shtatë të tilla. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ajo u emërua gjatë viteve 1904-1905, drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave, e para shkollë e tillë në Shqipëri. Më 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i dërguari i Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës.
Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku u caktua sekretare. Më 1909 shkroi Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar dhe u bë e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave “Yll’ i Mëngjesit”, më 1912 në Korçë. Në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio. Në tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar.
Për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore, më 1914 Parashqevia iku në Bukuresht dhe pastaj më 1915 në Shtetet e Bashkuara. U vendos në Boston, ku ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane “Yll’ i mëngjesit” (1917-1920). Më 1919, ajo shkoi në Paris si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, ku përfaqësoi Partinë Kombëtare Shqiptare në Amerikë.
Në fillim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare.
Parashqevi Qiriazi
Comments are closed.