Politikat e reja shtetërorë të hartuara nga Ministri i Shtetit për Diasporën botohen  në përmbledhjen “Politika Shtetërore për Diasporën”. Rreth një vit më parë Shqipëria nuk kishte legjislacion apo strategji për shtetasit apo bashkëkombësit e saj jashtë vendit.
Materiali i paraqitur në këtë botim shërben për informimin e shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit mbi ecurinë e strukturave shtetërore dhe legjislacionit të ri për marrëdhëniet me Diasporën shqiptare.
Reforma e politikave shtetërore në fushën e Diasporës mbështetet në kërkesat imediate për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe për promovimin e angazhimit të Diasporës në vendin e origjinës si dhe qasjen drejt një ndërgjegjeje evropiane për rëndësinë e Diasporës në ndërtimin e urave lidhëse midis vendeve pritëse dhe vendit të origjinës.

 

Politikat Shtetërore  për Diasporën 2019 

Kliko mbi ikonë për të lexuar botimin e plotë në shqip ose anglisht

                               

                                         

Politikat Shtetërore  për Diasporën 2018     

Kliko mbi ikonë për të lexuar botimin e plotë në shqip ose anglisht