– PROCEDURA QË NDJEKIN FUNKSIONARËT E LARTË TË QBD-SË PËR TË MARRË VENDIME:
Qendra e Botimeve për Diasporën është institucion publik buxhetor i krijuar me VKM-në nr. 469, datë 26.07.2018, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, të ndryshuar, që financohet nga buxheti i shtetit. Prej vitit 2022 organizohet e funksionon në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Kompetencat e Qendrës së Botimeve për Diasporën parashikohen në nenin 23, të ligjit nr. nr.16, datë 16.04.2018, “Për diasporën”.
Pranë QBD-së funksionon Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, si organ këshillimor e vendimmarrës për çështjet e botimeve për diasporën.