Samiti i dytë i Diasporës Shqiptare do të zhvillohet në datat 28 shkurt – 2 mars 2019. Në këtë aktivitet mbarë shqiptar pritet të marrin pjesë qindra përfaqësues të Diaporës shqiptare.
Ky Samit është një arsye që pavarësisht bindjeve apo vendndodhjes, shqiptarët të diskutojnë sfidat e botës ku jetojnë, presionin e teknologjisë dhe një mënyrë të re organizimi që ju përshtatet kushteve në të cilat ata jetojnë.
Ky Samit i Dytë i Diasporës zhvillohet në kuadër të 575 vjetorit të Kuvendit të Lezhës, një ngjarje e shënuar e historisë së shqiptarëve.