Botimi dygjuhësh shqip-anglisht “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Botimi dygjuhësh shqip-anglisht “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Ndër 910 tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Angli për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.

“Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe anglisht.

“Pak nga pak ditët u zgjatën dhe dielli ndriçoi përsëri në qiell. Një fije bari nxori kokën nga bora dhe pastaj një tjetër, derisa befas erdhi pranvera. Një ditë ai ngriti kokën dhe pa zogjtë e bukur që kishte parë në dimër. Ai ndjeu nevojën të bashkonte zërin e tij me ta. Për habinë e tij, dikush iu përgjigj. Po, ata iu përgjigjën! Plot emocion, ai vrapoi drejt liqenit, pa pamjen e tij në ujë dhe nuk e njohu veten…”

“Little by little the days lengthened, and the sun shone again in the sky. A blade of grass sprang up through the snow, and then another, until suddenly spring arrived. One day he raised his head and discovered those beautiful birds that he had seen in winter. He felt the need to join his voice to them and for his surprise, someone answered to him. Yes, they did answer to him! Full of emotion, he ran to the lake; he saw his image in the water and didn’t recognize himself…”

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi dhe i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “Rosaku i shëmtuar” dhe “Kësulëkuqja”, shqip dhe anglisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

 

Shfleto ose zbrite librin, këtu.