“Sirena e vogël” dhe “Udhëtimet e Guliverit”, dy përralla mjaft të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe anglisht.

“Sirena e vogël”, një ndër përrallat e famshme  të shkruara  autori danez Hans Christian Andersen  u botua për herë të parë në vitin 1837, si pjesë e një koleksioni përrallash për fëmijë. Është përshtatur në media të ndryshme, si: teatër muzikor, balet, opera dhe film. Ekziston edhe një statujë që portretizon sirenën në Kopenhagë, Danimarkë, ku historia u shkrua dhe u botua për herë të parë.

Përralla “Udhëtimet e Guliverit” është një përshtatje nga vepra satirike me të njëjtin titull e shkrimtarit dhe klerikut irlandez Jonathan Swift, botuar më 1726. Konsiderohet si një klasik në letërsinë botërore për fëmijë dhe jo vetëm . Vepra pati një sukses të menjëhershëm që në krye të herës. Dramaturgu anglez John Gay u shpreh për veprën se libri “është lexuar botërisht, nga këshilli i kabinetit deri në çerdhe”.

“…Guliveri u shpjegoi se ishte nga një vend i largët ku të gjithë kishin pak a shumë shtatin e tij. Meqë e panë se ishte i parrezikshëm, liliputët e liruan. Perandori u tregua shumë i përzemërt me Guliverin dhe e lejoi të flinte në ndërtesën më të madhe të Mbretërisë…”

“…Gulliver explained that he was from a far off land where everyone was more or less his height. Seeing that he was harmless, the Lilliputians set him free. The Emperor was very kind to Gulliver and allowed him to sleep in the largest building of the Kingdom…”

Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe anglisht “Sirena e vogël” dhe “Udhëtimet e Guliverit”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.

Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu: