Një nga synimet e organizimit të Takimi të Shkrimtarëve të Diasporës ishte dhe promovimi i letërsisë shqipe jashtë vendit. Aty gazetarja e “Corriere della sera” Jessica Chia prezantoi projektin më të ri të faqes “Letture” të një prej gazetave më të mëdha në Ballkan dhe Europë, përmes së cilës synohet promovimi i autorëve të Ballkanit në Europë.
Në shkrimin e saj “Shqipëria vë në qendër të vëmendjes rolin krijues të Diasporës” ajo bën një prezantim të takimit dhe të autorëve pjesëmarrës.