Foto dite: Austri, më 29 qershor 1920. Studentët shqiptarë në Vjenë, me kursimet e tyre, shtruan një darkë për nder të artistit të madh shqiptar Aleksander Moisiu (ulur, i katërti nga djathtas). Ai u përshëndet nga Fuad Asllani, kryetari i shoqërisë studentore “Shqipëria”, Nush Bushati, kryeredaktori i revistës “Djalëria” dhe Jani Basho, veteran i lëvizjes patriotike studentore në Austri.