Greqi, mbërrijnë tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Greqi, mbërrijnë tekstet falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën

Greqi, 2623 tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë arritën te mësuesit e shkollave shqipe në Greqi. Megjithë situatën e vështirë në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, Qendra e Botimeve për Diasporën arriti t’i dërgonte në kohë tekstet shkollore dhe plotësuese për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. Me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, tekstet kanë mbërritur në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi dhe i janë dorëzuar mësueses së nderuar të kursit të gjuhës shqipe në zonën e Renti-Pire, znj. Lefteri Metkaj. Qendra e Botimeve për Diasporën vuri në dispozicion të mësuesve dhe nxënësve për herë të parë këtë vit serinë e re të botimeve dygjuhëshe. Tekstet shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare kanë mbërritur edhe në ambasadat tona në Belgjikë, Ukrainë, Francë, Suedi, Finlandë, Zvicër, Sllovaki dhe Austri.

Shfleto.