Ambasadori shqiptar në Kroaci Riza Poda gjatë ditës së sotme ka dorëzuar pranë Bibliotekës Qendrore Shqiptare të Zagrebit librat e dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën. Librat iu dhuruan drejtueses së kësaj biblioteke Dorotea Kerni, e cila është njëkohësisht mësuese e gjuhës shqipe dhe prej vitesh jep kontributin e saj për të pasuruar bibliotekën me libra në gjuhën shqipe.
Gjatë takimit u diskutua mbi aktivitete të mundshme kulturore, si bashkëpunim i Ambasadës me Shoqatën Shqiptare të Grave “Drita”.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar rreth 400 tekste mësimorë dhe plotësues për mësimin e gjuhës shqipe dhe njohjen e kulturës shqiptare.