Miratohen ndryshimet në vendimin “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020” në katër pika të tij.

Përveç listës së teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020, këtij vendimi do t’i bashkëngjitet lista e teksteve mësimore shtesë dhe lista e librave plotësues për mësimdhënien në Diasporë e miratuar nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën. Sigurimi i listave përkatëse dhe shpërndarja e teksteve shkollore shtesë dhe literaturave plotësuese të mësimdhënies do të finacohet nga buxheti i Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë