Ndahet nga jeta intelektuali, autori, përkthyesi e veprimtari Ilir Hashorva.
Bashkëpunëtor i shumë gazetave shqiptare brenda dhe jashtë vendit Hashorva shquhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.
Ilir Hashorva ishte djali i Ali Hashorvës, mësues dhe përkthyes i njohur. Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme. Përgatiti për shtyp përkthime të realizuara nga i ati, Aliu: “Skënderbeu” i Alessandro Cuttolo-s, “Princi” i Niccolo Machiaveli-t dhe “Dekameroni” i Giovanni Boccacio-s.
 Përgatiti për botim biografitë: “Nelson Mandela”, “Martin Luter King”, “Simon Vizental”, si dhe një sërë përkthimesh të tjera.

Ilir Hashorva jetonte në Nju-Jork.