Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi ditën e premte një takim me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), Dr. Vaxhid Sejdiun (kryetar), Mustafë Krasniqin (nënkryetar), Teuta Tabakun (sekretare) dhe Miradije Berishaj e Dritan Mashin (anëtarë). Në fjalën e tij hyrëse z. Majko i njohu  anëtarët e Këshillit me përpjekjet e qeverisë shqiptare konkretisht të institucionit që ai drejton për të qenë sa më afër kërkesave dhe nevojave jo vetëm të shkollave shqipe në Diasporë. Ai foli në përgjithësi për ngritjen e një strukture, e cila mori për sipër përgjegjësinë për bashkërenditjen e problemeve, kërkesave dhe nevojave, të cilat janë urgjente, për një organizim sa më mirë të Diasporës shqiptare.

Përfaqësuesit e KKAD-së u takuan gjithashtu edhe me Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, të cilën e falënderuan për punë e deritanishme për shpërndarjen e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë e mbi të gjitha për punën e madhe të QBD-së për hartimin e teksteve të përbashkëta për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë, bazuar në kurrikulën e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Lajmi