Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me përfaqësuesit e mësuesve në Greqi

Qendra e Botimeve për Diasporën, mbledhje online me përfaqësuesit e mësuesve në Greqi

Qendra e Botimeve për Diasporën në vazhdim të mbledhjeve të organizuara online me drejtuesit dhe përfaqësuesit e lidhjeve të mësuesve në diasporë, me qëllim të marrjes së informacionit dhe zgjidhjes së problematikave të lindura nga situata e re e krijuar prej gjendjes së pandemisë globale, zhvilloi sot mbledhjen me përfaqësues të lidhjes së mësuesve të Greqisë, nën drejtimin e znj. Anila Kila Velaj dhe përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën, nën drejtimin e znj. Mimoza Hysa.
Mësuesit e pranishëm në mbledhje: Iljaz Bobaj nga Patra, Aurela Konduri nga Selaniku, Mimoza Hida nga Athina, Valbona Mara nga Kavala, Vangjel Halilaj nga Kreta, Vera Shkurti nga Tinos, Majlinda Tola Lipi nga Katerini, diskutuan rreth mënyrës së zhvillimit të mësimit me nxënësit në Greqi në kushtet e pandemisë, ndihmesës së platformës digjitale të ofruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nevojës për tekste të unifikuara të shoqëruara me CD, mundësisë për programe televizive të mësimit të gjuhës shqipe, mundësisë për afate më të zgjatura dhe lehtësira për përgatitjen e dokumentacionit për njohjen e titujve të mësuesve në diasporë përmes MASR të Shqipërisë, për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të mësuesve, ngritjen e një platforme digjitale, hartimin e teksteve të përshtatshme për mësimdhënien në diasporë etj.
Palët propozuan ruajtjen e komunikimit dhe zhvillimit të mbledhjeve online në të ardhmen si një ndihmesë për diskutimin dhe zgjidhjen e problematikave të krijuara.
Mbledhjet do të vijojnë edhe me përfaqësuesit dhe drejtuesit e lidhjeve të mësuesve në vendet e tjera.