Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), më 23 maj 2021 mbajti takimin e radhës me anëtarët e saj, ku e pranishme ishte edhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën (QBD) znj. Mimoza Hysa.
Takimin e hapi kryetari i Këshillit, z.Vaxhid Sejdiu, i cili paraqiti raportet e anëtarëve, të cilët vijnë nga shtetet përkatëse ku ata veprojnë, për planin dhe programin për vitin 2021.
Në këtë takim u diskutua për pajisjen me certifikata të nxënësve, si dhe pajisjen me tekste mësimore për vitin shkollor 2021-2021.
Gjatë takimit anëtarët e KKAD-së ndanë edhe shqetësimet e tyre me drejtoreshën e QBD-së, znj. Mimoza Hysa. Znj. Hysa paraqiti katalogun e botimeve për vitin e ri shkollor 2021-2022 përgatitur nga QBD-ja.