Më 20 maj 20 maj të vitit 1903 lindi në Shkodër, Ernest Koliqi, mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërkohë si Ministër Arsimi ka meritën për dërgimin e 200 mësuesve në trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.
Koliqi i përkiste shkollës italiane të formimit letrar. Ishte themelues dhe drejtues i tri revistave kulturore: “Ora e maleve”, “Shkëndija” dhe “Shêjzat”. Ai ushtroi edhe profesionin e mësuesit dhe profesorit më shumë se tridhjetë vjet në Padovë dhe Romë të Italisë. Kontributi i Koliqit në fushën e kritikës letrare dhe të historisë së letërsisë është i lidhur me emrin si titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë, me themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940 në Tiranë, dhe me shndërrimin e katedrës së gjuhës dhe letërsisë në “Institutin e Studimeve Shqiptare” në Romë. Me një veprimtari të shkurtër në politikë si Ministër i Arsimit, Koliqi iu përkushtua zgjerimit dhe përhapjes së shkollave shqipe në trevat shqiptare dhe botimeve të shumta në shqip. Veprat e tij më të njohura janë: “Kushtrimi i Skanderbegut”, “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Pasqyrat e Narcizit”, “Kangjelat e Rilindjes”, “Gjurmat e stinve”, “Symfonia e shqipevet” etj.