Më 11 korrik të vitit 1811 ka lindur albanologu më i njohur i kohës, diplomati austriak, Georg Von Jahhanes Hahn. Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, pastaj veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik etj. Hahni la pas vetes teza të fuqishme mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe në Evropë dhe deri te albanologët e sotëm. Ai ishte albanologu i parë, i cili kishte vërejtur dhe kishte konfirmuar shkencërisht se motivet shqiptare në këngë, etnologji, kulturë, art, leksik ishin më të vjetra se të të gjithë popujve të Ballkanit.
209 vjet më parë lindi albanologu i njohur Georg Von Jahhanes Hahn
About the Author: QBD
Related Posts
Comments are closed.