Më datën 5 qershor 2019, çeli siparin e aktiviteteve, panairi i 21-të i Librit “Prishtina 2019”. Ky panair, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20-vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj vlerësohet të jetë mbi 1500. Numri i titujve të viteve të fundit është rreth 5500.
Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40 000 vizitorë, kryesisht studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike dhe intelektuale e Kosovës.
Panairi do të mbyllet më datë 9 qershor 2019.