Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën zhvilloi mbledhjen e dytë në Prishtinë më qëllim planifikimin e punës për shpalljen e konkursit për hartimin dhe miratimin e teksteve mësimore për diasporën.
Në përfundim të këtij takimi komisioni vendosi që brenda vitit 2019 të shpallë konkursin për nivelin e parë për tekstet mësimore të përbashkëta për Diasporën. Deri në atë datë Komisioni do të përgatisë dokumentacionin për shpalljen e konkursit, duke filluar nga plotësimi i standardeve për tekstet për diasporën. Komisioni hartoi dhe miratoi gjithashtu edhe kalendarin e punës deri në miratimin përfundimtar të teksteve mësimore për diasporën.
Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ka në përbërje të tij përfaqësues nga ministritë përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe përfaqësues të Agjensisë Kombëtare për Diasporën.
#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #botimediaspora
Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore përcakton kalendarin e punës
[image_slider_no_space on_click=”prettyphoto” height=”400″ navigation_style=”light” images=”12360,12354,12355,12356,12357,12358,12359″]
Comments are closed.