Mbërritën në Rumani tekstet shkollore për mësimdhënien në Diasporë, të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Postën Shqiptare.
Shpërndarja e teksteve në të gjitha shkollat shqipe përkatëse do të bëhet në kujdesin e ambasadës shqiptare atje.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar tekste falas për mësimdhënien në Diasporë në Angli, Kroaci, Turqi, Greqi, SHBA, Itali, Poloni, Ukrainë, Belgjikë, Rumani, Çeki, Slloveni.
Deri më tani ka nisur procesi i shpërndarjes në SHBA, Itali e Greqi.