Regjisorja shqiptaro-zviceriane Dea Gjinovci është pjesëmarrëse në Festivalin e Filmit Tribeca 2020 me filmin dokumentar “Wake Up On Mars”, i cili këtë vit do të mbahet online.
Dokumentari përcjell historinë e një familje kosovare në mërgim, anëtarët e të cilës vazhdojnë të përjetojnë traumat e luftës. Gjinovci vlerësohet nga kritika për punën e saj origjinale, duke sjellë një histori prekëse të edituar me kujdes e të përcjellë në mënyrë mjaft mbresëlënëse.
Dea Gjinovci ka studiuar Ekonomi dhe Politikë në SOAS në Londër dhe Shkenca në Paris. Ka kryer master për Antropologji dhe Film Dokumentar. Ajo është prodhuese e regjisore filmash, ka një kompani të sajën filmike të quajtur “Amok” dhe është vlerësuar me disa çmime për punën e saj.
Lexo mbi filmin dhe shih trailer-in e filmit