Në zbatim të Ligjit nr.16, date 18/04/2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën nr. 469, datë 26.07.2018 si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 7. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Qendra e Botimeve për Diasporën shpall në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” konkursin për pozicionin:
1 Teknik i mesëm në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë QBD-së
Kategoria e pagës për këtë pozicion është VI.
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
1. Administron dhe menaxhon vlerat materiale të institucionit në bazë të udhëzimeve të brendshme dhe dispozitave ligjore në fuqi;
2. Merr në dorëzim me procesverbal të gjitha vlerat materiale që hyjnë në magazinë;
3. Administron dhe dokumenton lëvizjen e vlerave materiale dhe dokumentacionit përkatës;
4. Evidenton në kartelat e magazinës fletëhyrjet dhe fletëdaljet dhe bën rakordimin e tyre me kartelat e llogarisë;
5. Harton sipas rregullave fletëhyrjet dhe fletë-daljet përkatëse në dy kopje, njërën prej të cilave ia dorëzon financieres së bashku me dokumentacionin shoqërues, si dhe i dorëzon pasqyrat e konsumit të materialeve brenda datës 10 të çdo muaji;
6. Kryen rakordimin e duhur në fund të çdo muaji;
7. Furnizon punonjësit me materiale pune sipas kërkesës së tyre;
8. Përgjigjet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e vlerave materiale që ka në ngarkim;
9. Kryen në fund të çdo viti në bashkëpunim me financieren inventarin e vlerave ekonomike dhe materiale në përputhje me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984, “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar;
10. Raporton dhe përgjigjet tek eprori direkt për të gjitha detyrat e kryera;
11. Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprori direkt apo Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
a – Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
Jetëshkrimi CV;
Fotokopje të diplomës dhe të listës së notave të noterizuara;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të bëhet brenda datës 29.04.2020, pranë Zyrës së Protokollit të QBD-së.
Në datën 30/04/2020, QBD-ja do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në faqen zyrtare të Qendrës së Botimeve për Diasporën, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuri mbi Ligjit nr.16, datë 18/04/2018 “Për diasporën”;
– Njohuri mbi VKM nr. 469, datë 26.07.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”;
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën (QBD) do të shpallë fituesin në faqen zyrtare. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mailit).