Ndër mijëra tekste mësimore të dërguara rishtas në të gjitha shkollat e gjuhës e kulturës shqiptare në Diasporë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 do të jenë dhe botimet dygjuhëshe të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
“E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatë kecat”, dy nga përrallat më të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe anglisht.
🇦🇱 “…Ujku trokiti te dera dhe u përpoq t’ua hidhte të vegjëlve duke u shtirur si e ëma. Por të vegjlit e dalluan se zëri nuk ishte i saj dhe nuk e hapën derën. Ujku u tërbua, por u kthye më pas dhe u foli me zë më të hollë. Të vegjlit i kërkuan t’u tregonte këmbën poshtë derës…”
🇬🇧 “…The wolf knocked on the door and tried to fool the kids by pretending to be their mother. But the kids didn’t recognize his voice and would not open the door. The wolf was furious, but came back a while later speaking in a higher pitch. The kids asked him to show them his foot under the door…”
️ Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi, i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme në dy gjuhë që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. “E bukura dhe bisha” dhe “Ujku dhe shtatëkecat”, shqip dhe anglisht vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu