Ndryshime në Urdhrin nr. 413, datë 26.07.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë: “Për përcaktimin e rregullave për aplikim, procedurat, afatet dhe dokumentacionin për t’u bërë pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë”
Në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme të mësuesve të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë lidhur me disa ndryshime në Urdhrit nr. 413, datë 26.07.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë: “Për përcaktimin e rregullave për aplikim, procedurat, afatet dhe dokumentacionin për t’u bërë pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë”, për një zbatim sa më efikas të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 104, datë 28.02.2019 “Për përcaktimin e kritereve për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare dhe dhënien e certifikatës për nxënësit në diasporë”, u miratua sot Urdhri nr. 10, datë 10. 05. 2021: Mbi disa ndryshime në Urdhrin nr. 413, datë 26.07.2019 “Për përcaktimin e rregullave për aplikim, procedurat, afatet dhe dokumentacionin për t’u bërë pjesë e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë” i Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Evis Kushi, në të cilin parashikohen ndryshime në kohëzgjatjen dhe afatet e aplikimit, si dhe ndryshime për lehtësimin e dokumentacionin që do të paraqitet për aplikim.