Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, në ditën e dytë të takimit që u mbajt në Durrës, diskutoi mbi procedurën e përzgjedhjes së recensuesve për vlerësimin e teksteve të përbashkëta për diasporën dhe për përmbylljen e procesit të teksteve të përbashkëta nga Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën. Në përfundim të këtij takimi, komisioni miratoi kalendarin e punës për përzgjedhjen e recensentëve dhe miratimin e thirrjes për aplikim të recensentëve të teksteve të përbashkëta për diasporën.
Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”, koordinohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje të rëndësishme të punës së këtij komisioni, morën pjesë të gjithë anëtarët e Komisionit: znj. Anila Ferizaj, kryetare, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Shqipe Gashi-Ramadani, nënkryetare, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, MASH, Republika e Kosovës; znj. Feime Llapashtica, MASH, Republika e Kosovës; z. Isni Kryeziu, MASH, Republika e Kosovës; znj. Altea Tahiraj, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP, Republika e Shqipërisë; znj. Evis Mastori, ASCAP, Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Republika e Shqipërisë. Në këtë mbledhje mori pjesë gjithashtu, znj. Mira Hoxha, drejtoreshë e Diplomacisë Publike dhe Diasporës, MEPJ, Republika e Shqipërisë, drejtues të lartë të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, kryesuar nga drejtoresha e Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, znj. Maliqe Hashani, drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar (MASHTI), z. Agim Bërdyna, zyrtarja për Arsimin në Diasporë, dhe znj. Barbana Sekiraqa, përfaqësues të zyrës për Planprograme dhe Tekste Shkollore (MASHTI).
Në përfundim të takimit dy ditor për unifikimin e politikave të mësimdhënies në Diasporë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta në këtë fushë u ra dakord:
1. Organizimi në parim i shpërndarjes së teksteve mësimore për diasporën. Për këtë u propozua formimi i një grupi pune ndërinstitucional me pjesëmarrës nga Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe diasporës në MEPJ, Qendra e Botimeve për Diasporën, Republikës e Shqipërisë dhe Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në MPJD, Republika e Kosovës.
2. Për ngritjen e grupeve të punës për zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare me fokus mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
3. T’u propozohet ministrive përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe në Kosovë zhvillimi fizik i përbashkët i Seminarit të 16-të Kombëtar për Mësimin Plotësues në Diasporë.
Ky proces pune dëshmoi vullnetin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e përbashkëta midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, për një politikë të përbashkët për mësimdhënien në diasporë.