Në zbatim të Ligjit nr.16, datë 18.04.2018 “Për diasporën”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”, nr. 469, datë 26.07.2018, i ndyshuar, si dhe Ligjit nr. 7961, datë 12. 07. 1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, QBD-ja shpall konkursin për pozicionin vakant:
Përgjegjës sektori, në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
Kategoria e pagës për këtë pozicion është III-b
Përshkrimi përgjithësues i punës për këtë pozicion:
- Drejton, organizon, planifikon, mbikëqyr dhe bashkërendon punën e sektorit;
- Përgatit projektbuxhetin vjetor dhe atë afatmesëm (PBA) të QBD-së si dhe bashkërendon punën me strukturat e tjera gjatë gjithë procesit;
- Ekzekuton dhe monitoron buxhetin e QBD-së, në zbatim të legjislacionit në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe raporton problematikat e ndryshme që dalin gjatë zbatimit të tij;
- Harton raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit bazuar në legjislacionin në fuqi;
- Mban përgjegjësi për planifikimin, ndjekjen dhe zbatimin e buxhetit të QBD-së;
- Bën detajimin e fondeve dhe ndjek realizimin e fondeve të miratuara me qëllim sigurimin e përdorimit me efektivitet të tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Llogarit, evidenton dhe ekzekuton në kohë pagat, sigurimet shoqerore, udhëtimet e dietat dhe shpenzime të tjera, që i përkasin personelit të QBD-së. Hedh të dhënat e pagave/sigurimeve në librin e pagave;
- Kryen rakordimet periodike me degën e thesarit për shpenzimet e institucionit;
- Kryen veprimet përkatëse për likuidimin e të gjitha detyrimeve financiare brenda dhe jashtë institucionit;
- Drejton dhe përpunon porositë elektronike për tekstet shkollore, librat digjitale dhe të digjitizuar, materialet e tjera të prodhuara nga QBD në bashkëpunim me degën e Komunikimit, Digjitimit dhe Projekteve. Mbikqyr pagesat elektronike për porositë e marra. Mundëson pagesat përmes kartave të kreditit, çeqeve, apo pagesave elektronike, donacioneve dhe shërbimeve tjera të reja;
- Rakordon në fund të çdo muaji me magazinën për veprimet e hyrje-daljeve;
- Nxjerr bilancin e institucionit të plotësuar me anekset përkatëse, ku pasqyron të gjithë aktivitetin ekonomik dhe financiar të institucionit;
- Mban kontabilitetin duke pasqyruar në librat e llogarisë veprimtarinë financiare të institucionit në përputhje me rregullat e caktuara në planin kontabël dhe në ligjin përkatës;
- Kryen veprimet për punonjësit që ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe merr masa për sistemimin e pajisjeve dhe mjeteve që ata kanë pasur në përdorim;
- Kujdeset për mirëadministrimin e pasurive të QBD-së dhe organizon kryerjen e inventarëve në përputhje me rregullat për mjetet e punës që kanë në përdorim punonjësit, sipas akteve ligjore në fuqi;
- Menaxhon burimet njerëzore të QBD-së, mbikëqyr dhe ndjek përmbushjen në mënyrë sa më profesionale të punës nga ana e specialistëve;
- Vlerëson performancën e punonjësve në varësi dhe në përputhje me procedurat e aplikueshme;
- Raporton me shkrim mbi veprimtarinë vjetore, brenda përfundimit të vitit.
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Drejtori i QBD-së në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda objektivave të punës së tij.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurrimit publik:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejon të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme sa vijon:
- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master profesional” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë.
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën përkatëse.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Jetëshkrimi (CV);
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministra e Arsimit dhe Sportit dhe listën e notave.
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperincën në punë);
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive, rekomandime apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin e kandidatit.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet brenda datës 22.06.2022 në adresën e e-mailit :
Në datën 22.06.2022, QBD do të shpallë në faqen zyrtare të internetit listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vijuar me testimin, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet për t’u futur në konkurim dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga QBD për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e konkurrimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Qendra e Botimeve për Diasporën do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të ëebit. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga QBD-ja, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).