Botimi dygjuhësh shqip-anglisht “Libri i xhunglës” / “Tre derrkucët”, falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën
“Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”, dy përralla mjaft të dashura për fëmijët, pjesë e serisë “Klasikët Dygjuhësh” – projekt i Qendrës së Botimeve për Diasporën, flasin shqip dhe anglisht.
“Libri i xhunglës”, është një përmbledhje tregimesh shkruar nga autori anglez Joseph Rudyard Kipling, që rrëfejnë për aventurat e Moglit të vogël të braktisur në pyll dhe të rritur nga një tufë ujqish. Autori e shkroi librin për vajzën e tij 6-vjeçare dhe fillimisht e botoi në revista më 1893.
“Tre derrkucët” është një përrallë popullore e përfshirë në grupin e rrëfenjave ndërkombëtare, e cila për herë të parë u botua më 1840.
“Njëherë e një kohë na ishin tre vëllezër derrkucë. Ata vendosën të ndërtonin secili shtëpinë e tij. Më i vogli i derrkucëve vendosi ta ndërtojë me shkopinj dhe kashtë. Kështu, do ta mbaronte shpejt dhe do t’u kthehej sërish lojërave dhe këngëve.”
“Once upon a time, there were three little pigs who were brothers. Each of them decided to build himself a house. The youngest pig decided to make it out of sticks and straw. That way he would build it quickly and he could go back to playing and singing.”
Libri i sjellë në shqip nga Parid Teferiçi është i pajisur me ilustrime shumë të këndshme, ka një tekst të thjeshtë dhe me fjalët më të përdorshme që lehtësojnë mësimin e gjuhës në mënyrë argëtuese. Libri dygjuhësh shqip dhe anglisht “Libri i xhunglës” dhe “Tre derrkucët”, vjen falas për fëmijët shqiptarë të Diasporës dhe falas në versionin online për të gjithë.
Për ta shfletuar ose zbritur librin, klikoni këtu: