Botohet në gjuhën shqipe libri “I madhi Castriot ME LLAGAP, Skënderbeu Mbreti i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit”, i autorit Stephan Zannovich apo Stiepan (1751 – 1786). Përkthimi dhe përshtatja nga suedishtja e vjetër është bërë nga Sven Esselius. Shkrimtari shqiptar me banim në Suedi Sokol Demaku e ka sjellë këtë libër edhe në gjuhën shqipe. Ky është një libër me vlera historike. Rrëfimi i Zannovich fillon nga Mbreteria e Gjon Kastriotit dhe vazhdon me të madhin Gjergj Kastrioti. Mbretëria e Shqipërisë, një provincë evropiane, e vendosur përgjatë grykës veneciane, e rrethuar me male, shkëmbinj malorë, moral të thellë, ishte e sunduar tashmë e 710 vjet.