Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa, ndodhet në Prishtinë, ku është takuar me zëvendësministren në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi.
Gjatë takimit u diskutua mbi qasjen e përbashkët ndaj mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë, një politikë e nisur me kurrikulën e përbashkët.
Zëvendësministrja Gashi vlerësoi punën e bërë nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e mësimdhënies së gjuhës shqipe. Vlerësoi gjithashtu punën e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve të përbashkëta.
Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën në takim me zv/ministren e Diasporës në Kosovë
Comments are closed.